Pedagogu Mentor Beqa, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, tha në emisionin “Open” në Neës24, se nëse nuk do të ndalojë ndërhyrja tokësore ushtarake në Rafah pasojat do të jenë të tmerrshme.

Beqa tha se Izraeli do të vazhdojë me operacionin në Rafah dhe do të kemi të tjera viktima. Ai tha se vetë Izraeli ndodhet në një situatë aspak të mirë për shkak të situatave të brendshme, gjysma e qeverisë ka tipare fashiztoide.

“Pra nga pikëpamja e vendimmarrjes Izraeli është futur në kurth dhe e ka të vështirë edhe të tërhiqet. Nga kjo pikëpamje Izraeli do të vazhdojë me operacionin”, tha Beqa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb