Në emisionin “Koha për tu zgjuar” në News 24 ishte i ftuar këshilluesi për mjekësinë holistike Nikol Ndoni i cili ka shpeguar rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm në bazë të vlerave ushqyese dhe se çfarë duhet të konusmojmë.
Ai tha se qytetarët zakonisht kanë marrë informacione të gabuara rreth kosmumimit të ushqimit dhe se dy janë mënyrat e predispozimit ndaj sëmundjeve si lloji i ushqimit dhe mënyra e të ushqyerit.
Sipas mjekut njerëzit nuk ushqehen me ushqim real dhe se ushqimet e përpunuara mund të ndikojnë në shtimin e qelizave dhjamore.
“Ne fatkeqësisht nuk dimë se çfarë duhet të hamë sepse zakonisht ne marrim informacione të gabuara. Dy janë arsyet se pse qytetarët janë të predispozuar ndaj sëmundjeve si : lloji i ushqimit dhe mënyra e të ushqyerit. Ushqimi është një substancë që përdoret nga çdo gjë që frymon që ndikon në rritje ose prodhimin e energjisë. Për fat të keq dimë çdo gjë në rruzullin tokësor por nuk dimë çtë hamë, kur ushqimi është shkaku i sëmundshmërisë.
Flasim pë llojin dhe mënyrën e të ushqyerit. loji i ushqimit që na ofrohet është i gabuar, nuk ushqehemi me ushqim real. Tërshëra është ushqim i përpunuar, që këtu nis problemi.
Problemi i ushqimeve që ne marrim sot janë karbohidratat e larta që ndikojnë në shtimin e qelizave dhjamore. Qelizat dhjamore gjithashtu bëjnë të mundur rritjen e insulinës në gjak e cila merr kontrollin e trupit të njeriut.” tha ai
Më tej Ndoni theksoi se është e rëndësishme që njeriu të kosmumojë ushqim atëherë kur ndihet i uritur dhe jo me orare dhe se vakti ideal duhet të përmbajë proteina , karbohidrate yndyra dhe fibra.
“Mënyra më e keqe të ushqyerit është shpeshherë dhe pak , dhe ne si rracë njerëzore në gjithë revolucionin tonë nuk e kemi përdorur. Ajo ka hyrë në jetën tonë vitet e fundit.
Ne kemi bërë shumë ndryshime në mënyrën tonë të ushqyerit dhe të vetushqyerit. Njerëzit duhet të ushqehen në mënyrë që të ushqyer organizmin, jo për të mbushur stomakun. Ne jemi të ngopur por të kequshqyer. Duhet patjetër që të mos mungojë proteina , të mos kemi frikë yndyrat dhe së treti të ushqejmë dhe zorrët që të marrim disa fibra e cila është baza e të ushqyerit. Të gjitha qelizat e trupit varen nga proteinat dhe mungesa e tyre mund të shkaktojë edhe mungesën e antitrupave të cilat kanë një rëndësi në mbrojtjen e disa sëmundjeve dhe krijimin e hormoneve seksuale.
Në organizmin tonë është shumë e rëndësishme konsumimi i Omega 3 e cila përmban yndyrat e nevojshme për funksionimin e saj. Njeriu nuk duhet të hajë me orare, ai duhet të konsumojë ushqim vetëm atëherë kur ndihet i uritur. Një ushqimm real nuk të krijon varësi, të ushqen trupin dhe të mban gjallë. Insulina është hormoni i urisë dhe kur ngrihet ajo në gjak energjia e përfituar kthehet në yndyra dhjamore.
Vakti ideal do të ishte nëse do të kishte në përmbajtje të saj proteina, karbohidrate dhe yndyra të shëndetshme. Gjithashtu duhet të konsumojmë frutat me pakicë sepse përmbajnë sheqer dhe glukozë. Ushqimi më i përpunuar në mjekësinë holistike është pica. Trupi ynë nuk arrin dot të përfitojë atë që dëshiron nga buka. Duhet të konsumojmë peshkun , mishin dhe patatet sepse përmbanë shumë proteina.” përfundoi ai
(BalkanWeb)
