Vera ka ardhur, por akoma më e rëndë sishme është që pushimet do i kaloni të shoqëruar apo vetëm? Prandaj për ju që akoma nuk jeni të dashuruar apo që nuk keni një lidhje, po ju tregojmë mënyrat sesi të bëni një mashkull të dashurohet menjëherë me ju.
1. Duhet të jeni vetvetja
Të gjitha mënyrat janë të rëndësishme, por kjo është akoma më shumë. Nëse ndodh që akoma një djalë nuk ka rënë në dashuri me ju, arsyeja është që ju pikë së pari duhet të pëlqeni dhe të dashuroni veten që pastaj të tjerët t’ju dashurojnë juve.
2. Dëgjuese të mira
Djemtë adhurojnë të flasin për veten dhe ata mendojnë që femrat që janë dëgjuese të mira, janë shumë tërheqëse.
3. Qeshni sa më shumë
Të keni një sens humori të mirë është mënyra më e mirë për të bërë një mashkull për vete. Qeshni me lojërat dhe humorin e tij dhe kjo do bëjë që ai t’ju pëlqejë çdo ditë e më shumë.
4. Bëhuni të ëmbla
Ndonjëherë duhet të bëheni të ëmbla dhe ledhatare. Meshkujt adhurojnë femrat e ëmbla dhe që nuk merren me thashetheme.
5. Flirtoni
Meshkujt adhurojnë që ju të flirtoni me ta, prandaj herë pas here mundohuni të ndryshoni pamjen tuaj apo mënyrën e make-upit të përditshëm dhe kjo do ju bëjë që të dukeni më flirtuese para syrit të tij.
6. Qëndroni unike
Të qëndrosh në disa situata unike apo intriguese, kjo është mënyra më e mirë, sepse meshkujt kur kanë të bëjnë me femra të tilla tregojnë mjaft interes. Prandaj filloni dhe praktikoni këtë mënyrë.
7. Jepini liri
Kur një djalë dëshiron të finalizojë lidhjen e tij me ju, pa diskutim që do ju vendosi në provë. Prandaj një nga mënyrat më të mira për të bërë një mashkull për vete është t’i jepni lirinë dhe hapësirën që kërkon.
8. Lejoni që ai t’ju telefonojë
Një tjetër mënyrë e rëndësishme në një marrëdhënie është që secili nga partnerët të mos ndihet i frustruar nga tjetri. Prandaj po ju sugjerojmë që të lejojini meshkujt t’ju telefonojnë juve dhe kurrsesi të mos i mbysni me thirrje të pafundme.
9. Qëndroni besnike
Një armë shumë e rëndësishme për të bërë një mashkull për vete është besnikëria. Prandaj ju sugjerojmë që t’u qëndroni gjithmonë besnike atyre.
10. Mbështeteni në çdo aspekt
Është shumë e rëndësishme gjithashtu shfaqja e interesit nga ana juaj, por mbi të gjitha ta mbështesni në punët apo sipërmarrjet e tij.
(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
