Tema e diskutimit në emisionin e sotëm në “Open” në News24 ishte fokusuar tek protesta e organizuar sot nga opozita dhe dhunimi i Sali Berishës.

Avokatja dhe aktivistja Brizida Gjikondi, tha ndër të tjera se kjo protestë ishte mjerane për nga pjesëmarrja dhe se nuk ishte nevoja që të përdorej dhunë nga qeveria, siç pretendon PD, për ta sfumuar atë, ndërsa shtoi se nuk ishte momenti për t’u mbajtur.

Në debat me të është përfshirë shefi i organizmit të PD Klevis Balliu, i cili tha se ajo është avokate dhe paguhet për të mbrojtur çdo monstër.

Gjatë debatit mes tyre, teksa avokatja shprehte qëndrimin e saj kundër kësaj proteste, ndërsa po ashtu komentonte edhe dhunën ndaj Berishës, duke thënë se për autorin nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë “morëm vesh që do procedohet penalisht”, dhe se do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore.

Ndërkohë Balliu i është drejtuar me një pyetje lidhur me shembjen e paligjshme “Prestige Resort”, duke i thënë se nëse shteti vepron në bazë të ligjit dhe dokumentacionit, atëherë përse u hodh në erë resorti.

Fillimisht avokatja nuk ka komentuar lidhur me këtë pyetje, ndërsa pas insistimit të Balliut u shpreh se nuk e njeh si rast.

Pjesë nga debati:

Avokatja: Të jemi realist, protesta ishte mjerane në pjesëmarrje, që të përdorej dhunë për ta sfumuar

Balliu: Që nga momenti që më thua mua jam avokate, avokatja paguhet për të mbrojtur çdo lloj monstre

Avokatja:-Po jo mo nuk paguhem fare, nuk e ushtroj profesionin e avokates, po të jetë për interesa, ti ke më shumë se mua

Balliu: -Protesta ishte e jashtëzakonshme

Avokatja:-Ti gjithmonë kështu flet më superlativa

Balliu: -U bllokua e gjithë Shqipëria dhe njerëzit u derdhën në shesh

Avokatja:-U derdhën

Balliu: -Në vend të merresh me sulmin ndaj kryetarit të opozitës

Avokatja:-Në këtë rrugë e keni të gabuar, dhuna është shterpë

Balliu: -Kësaj i thotë të prishësh malin me kaçavidë

Avokatja:-Është për të ardhur keq, që i bëni hyzmet dhunës dhe gjuhës së urrejtjes

Balliu: -Sot nuk dilje dot nga shtëpia jote të pije kafe të kafja poshtë

Avokatja:-E kam pirë kafen

Balliu: -Dhe sot sheshin e kishe të mbushur… Meqë është puna me letra, po shembjen e Pretige Resort pse nuk e bënë me letra? Kam një pyetje për avokaten, shembja e Prestige Resort pse nuk u bë me letra? Për avokaten, meqë po flasim për letra pse nuk u hodh në erë me letra Prestige Resort? Pse u bë pa letra, po këtë letrën e këtij sot nga e nxorrën? Nuk ka një letër një dokument për shembjen.

Avokatja:-Nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë morëm vesh që do procedohet penalisht djali i akuzuar. Nuk e njoh si rast “Prestige Resort” dhe nuk flas dot. Më thatë që nuk keni mbaruar juridikun, nuk të nderon ky lloj komunikimi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb