Maqedonia e Veriut ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1082 raste të reja nga 5.982 testime të realizuara ndërsa kanë humbur jetën 27 persona.

Raste aktive në vend janë 13.235.

Maqedonia e Veriut së bashku më Kosovën dhe Malin e Zi tashmë janë në ‘listën e zezë’ e përpiluar nga Sllovenia e cila ka presidencën e BE për rrezikshmërinë nga Covid-19.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb