Memphis Depay është objektivi i madh i Atletico Madrid për muajin janar. Siç raportohet nga Mundo Deportivo, Colchoneros mund të afrojnë lojtarin që dëshiron të luajë në Wanda Metropolitano.
Holandezi do të jetë i lirë nga qershori, por Barcelona dëshiron të fitojë para ose ka gjasë për përfshirjen e Carrasco në operacion, i cili është i zemëruar me propozimin e klubit për rinovimin, ofertë e cila nuk përputhet aspak me kërkesat e klubit. Simeone nuk dëshiron që belgu të shitet dhe në asnjë rast nuk ka ndërmend të çmendet për Depay, por ajo që mund të thuhet me siguri është do bëhet një lëvizje.
(BalkanWeb)
