Juventusi, që pritet të zyrtarizojë javën e ardhshme teknikun Thiago Motta, ka filluar punën, për të projektuar një skuadër sa më kompetitive në sezonin e ardhshëm.

Emri i parë që përflitet nga shtypi sportiv italian se mund të vishet zikaltër është ai i mesfushorit Brazilian të Aston Villës Douglas Luiz. Me skuadrën angleze që ka nevojë të shesë, për të grumbulluar të ardhura, tratativa mund të kompletohet shumë shpejt. Drejtori Teknik Cristiano Giuntoli, mund të planifikojë shumë shpejtë një udhëtim në ishull, për t’u takuar me drejtuesit e Aston Villë dhe për të formuluar ofertën e parë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb