Pas një sezoni që përfundoi me sukses në Conference League dhe Kupën e Botës për Klube, Chelsea i Enzo Maresca-s synon rritje të mëtejshme sezonin e ardhshëm.

Kthimi në garën për titullin e Premier League dhe përpjekja për të lënë gjurmë janë synimet e “Bluve” për edicionin e ri.

Alejandro Garnacho, një lojtar që mund të largohet nga Manchester United, ka përfunduar në radarët e Chelseat.

Siç raportohet nga Fabrizio Romano, argjentinasi i ka dhënë klubit londinez përparësi kryesore dhe  tashmë kanë filluar diskutimet me lojtarin.

Çelësi për të arritur një marrëveshje do të jetë çmimi, i cili duhet të jetë i kënaqshëm për të dyja palët. Sesi do shkojnë gjërat, na duhet të presim e të shohim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb