ANGLI
Merkato verore deri më tani po dominohet nga lëvizja e trajnerëve. Ende pa nisur Europiani 2020 disa lëvizje të bujshme janë bërë si emërimi i Mourinhos tek Roma, largimi i Contes nga Inter, dorëheqja e Zidane nga Real Madrid apo zërat e tjera për Allegrin, Pirlon, Inzaghin etj.
Në Angli ndërkohë Totenham kërkon rikthimin e Mauricio Pochettinos. Negociatat kanë filluar tashmë teksa janë bërë dy vite që kur Pochettino la Spursat.
Janarin e këtij viti Pochettino u emërua në krye të PSG, por sezonin e përfundoi pa asnjë trofe. Argjentinasi ka shprehur pakënaqësi në Paris dhe kërkon një rikthim në Londër.
(BalkanWeb)
