Real Madrid ka kryer disa përforcime të rëndësishme në këtë merkato vere, në repartet që kishte nevojë. Ku në repartin ofensiv kanë afruar: qendërmbrojtësin Huijsen dhe dy mbrojtësit e krahut: Aleksandër Trent dhe Karreras.
Madrilenët gjithashtu kanë përforcuar sulmin me Mastantuono, një lojtar që mund të luajë si anësor i djathtë ose mesfushor sulmues, në varësi të nevojave që ka ekipi. Por një nga repartet që nuk është përforcuar, është mesfusha, pavarësisht dëshirës së trajnerit Ksabi Alonso për të transferuar një lojtar të ri në këtë rol.
Zubimendi ishte i preferuari i tij, por “Los Blankos” nuk ishin shumë të sigurtë dhe në fund lojtari përfundoi tek Arsenal.
Me tërheqjen e Toni Kros nga futbolli, pas Euro2024 në Gjermani, mbretërorët spanjoll kanë vuajtur sezonin që lamë pas në mesfushë, pasi luajtja e topit mbrapa ishte një nga problemet më të mëdha. Po kështu ishte edhe ruajtja e posedimit të topit kundër ekipeve që në letër, janë inferiore.
Reali nuk ka arritur dot ta zëvendësojë gjermanin dhe aktualisht duket se nuk ka lojtarë në treg që mund të plotësojnë këtë pozicion. Opsion kryesor ishte Rodri i Mancester Cityt, por këputja e ligamentit, bëri që mesfushori të humbiste të gjithë sezonin e shkuar. Pikërisht kjo situatë ka bërë që në Madrid të ndryshojnë mendje, pasi spanjolli është tashmë 29-vjeç dhe City kërkon shumë para për kartonin e tij, duke e bërë të pamundur transferimin e Rodrit në Madrid.
Në treg ka edhe disa lojtarë të disponueshëm si Vitinja, Mek Allister, Stiller apo Enzo Fernandez, por drejtuesit e kryeqytetasve spanjollë nuk duan të transferojnë dikë vetëm se duhet, pavarësisht se mund të besojnë në ngritje të performancave nga sezoni kaluar. Në këtë mënyrë Los Blancos shpreosjnë shumë tek Tçuameni dhe për rikthimin e Gyler.
