Real Madrid po mendon për sezonin e ri futbollistik. Los Blankos tashmë, pas disa prurjeve si Huijsen, Trent Alexander-Arnold, Franco Mastantuono dhe Alvaro Karreras, koha është për disa largime.
Në bazë të asaj që shkruajnë mediat, një nga futbollistët që mund të jetë duke kaluar javët e fundit në Madrid është sulmuesi Rodrigo, për të cilin ka interes nga skuadra të mëdha.
Reali është gati të dëgjojë oferta edhe për mbrojtësin anësor Ferland Mendy, me gjigandët spanjoll që preferojnë të mbështeten te Fran Garsia e Karreras, të cilët do rivalizojnë me njëri tjetrin për një vend titullari.
Edhe e ardhmja e Alaba është në dyshim, me dëmtimet që duket si kanë ulur goxha pikë në sytë e drejtuesve. Maksimumi është qëndrimi deri në fundin e kontratës, pra vitin tjetër, sakaq nuk përjashtohet mundësia e një divorci që këtë verë.
Jo vetëm kaq, ka dilema edhe për Endrik.
Të gjitha këto çështje në shtëpinë e Realit me siguri që do të marrin drejtim në javët në vijim. Objektivi i ekipit të Xabi Alonsos mbetet fitimi i trofeve, pas një sezoni jo dhe aq pozitiv.
