Arsenali, duke kërkuar të forcojë ofensivën përpara sezonit të ardhshëm, ka bërë lëvizje konkrete për Nico Williams të Athletic Bilbao. Sipas CaughtOffside, menaxheri Mikel Arteta ka biseduar personalisht me anësorin spanjoll për t’i prezantuar projektin e tij.
Tratativat nuk do jenë të lehta, pasi për Nicon kanë shfaqur interesim edhe shumë skuadra.
Klubi anglez i Arsenal është afër firmës me Martin Zubimendi nga Real Sociedad, ndërsa pëlqehet edhe Gyokeres i Sporting.
