Tirana ka ruajtur një standard në treg me afrimin e fundit. Bardhebluve u është bashkuar Rijad Kobiljar, që vlerësohet 300 mijë euro në tregun e “transfermarkt”. Kështu tashmë vlera totale e gjithë ekipit shkon 5,3 milionë euro në total.

Çfarë mund të vërehet pas merkatos së dimrit është se bilancit të ekipit i janë shtuar 1.55 milionë euro. Kjo pasi 13 lojtarët e larguar vlerësoheshin në total 1.575.000 euro. Ndërkohë që dhjetë lojtarët e transferuar vlerësohen 3.125.000 euro në total.

Sa i përket tregut mund të thuhet se Tirana ka fituar. Në fushën e blertë rezulton po ashtu që bardheblutë po bëjnë më mirë se rivalët për mbijetesë. Në vitin 2026 numërojnë tre fitore dhe dy barazime.

Të larguar: Fernandez, Soler, Valerianos, Ismajli, Gjumsi, Tola, Dembele, Patsatsia, Ziad, Kozi, Eliton Zhunior, Abah, Mensah

Vlerësimi në total sipas “transfermarkt”: 1.575.000 euro

Të afruar: Alvarez, Mysloviç, Bekaj, Kresiç(huazim), Xhixha, Ernest, Kortes, Kobiljar, Halili(huazim), Kuka

Vlerësimi në total: 3.125.000 euro

Bilanci: +1.55 milionë euro

Vlera totale e ekipit: 5.3 milionë euro

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb