Turi i kancelares gjermane Angela Merkel për në Ballkan, ka vijuar me vizitën në Shqipëri. Këtë të martë, kancelarja ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman, Peter Zingraf.

Në këtë vizitë, Merkel ishte veshur me një palë pantallona të zeza dhe një xhaketë ngjyrë blu. Duke iu referuar një artikulli të “The Guardian” lidhur me mesazhet që shpreh kancelarja nëpërmjet veshjes, kjo dukje, tregon se në takimet në Shqipëri do të diskutohet për gjëra serioze.

Të paktën, ekspertët e komunikimit dhe semiologjisë janë të këtij mendimi. Kujtojmë se kjo është vizita e dytë dhe e fundit zyrtare e Merkel në Tiranë, pasi në fund të shtatorit ajo ka vendosur të dorëzojë detyrën e kancelares dhe të tërhiqet nga jeta politike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb