GJERMANI- Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi sot se operacionet e Rusisë në lindje të Ukrainës, shkelin ligjin ndërkombëtar dhe kërcënojnë paqen në Evropë.
Duke folur në parlamentin gjerman, Merkel tha se, ‘asgjë nuk e arsyeton ndërhyrjen direkte apo indirekte të Rusisë në konfliktin në Donetsk dhe Luhansk’.

Por ajo ka shtuar se nuk sheh zgjidhje të shpejtë për këtë situatë megjithëse përpjekjet për të kapërcyer këtë krizë kërkojnë durim dhe qëndrueshmëri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: