Një autobus i linjës Elbasan-Tiranë  me pasagjerë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në afërsi të rreth rrotullimit në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Gazetari Fatmir Popja bën me dije për BalkanWeb se pasagjerët kanë mundur të dalin në kohë.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të autobusit me drejtues shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupit hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb