Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në hyrje të Tiranës, pranë TEG.

Mësohet se mjeti tip furgon “Benz” me targa AB 759 BB ka qenë duke lëvizur te rruga e TEG kur është përfshirë nga flakët.

Fillimisht ka pasur shtëllunga tymi dhe shoferi ka arritur të dalë nga mjeti, më pas kanë shpërthyer flakët. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa janë njoftuar dhe forcat zjarrfikëse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: