Një zjarr është evidentuar pak minuta më parë në një nga kioskat e shërbimeve në qytetin e Pogradecit, konkretisht në zonën e njohur si Turizmi i Vjetër. Kioska në fjalë përdorej për tregti ambulante, ndërsa dyshimet paraprake flasin për shkaqe aksidentale.

Për shkak të afërsisë me njësitë e tjera tregtare, flakët kanë shkaktuar panik te qytetarët dhe tregtarët, duke rrezikuar përhapjen edhe tek kioskat përreth.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë shërbimi zjarrfikës, i cili po punon për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb