Dy personat e armatosur që ditën e sotme kishin qëndruar të izoluar në një banesë të braktisur në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, Juljan Cumraku dhe Arben Uka, po dorëzohen në këto momente.

Sipas burimeve, negociatat e vazhdueshme të policisë kanë dhënë rezultat. Pas përpjekjeve të mëparshme me vëllain dhe më pas me motrën e njërit prej të izoluarve të armatosur, forcat e rendit kanë arritur t’i bindin ata të dalin nga banesa.

Operacioni antiterror, që po zhvillohej prej orësh, mbetet ende në progres për të siguruar zonën dhe për të verifikuar rreziqet e mundshme.

Raportohet se forcat RENEA do të kontrollojnë ambientin me qen për armë dhe eksplozivë që mund të jenë fshehur nga dy personat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb