U bë shumë zhurmë, me Interin që ishte në qendër të polemikave duke akuzuar Lega Calcio-n për shtyrjen e ndeshjes me Juventusin, por tashmë situata ka gjetur paqe pasi zikaltërit janë qetësuar menjëherë sapo është njoftuar se sfida do të luhet pa prezencën e publikut në datë 8 mars.

Takimi Juventus-Inter do të luhet ditën e diel në orën 20:45 në një stadium të boshatisur, sikundër ëshë Parma-SPAL, e diel ora 12:30, Milan-Xhenova, ora 15:00, dhe Udineze-Fiorentina, ora 18:00. Ndërkohë, të hënën në orën 18:00 do të zhvillohet Sasuolo-Bresha.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb