Ish-kryeministri Sali Berisha foli sot nga Selenica për gjendjen ekonomike në vend, teksa theksoi se taksat nuk shkojnë për shërbime për qytetarët.

Berisha tha se Rama vrapon të bëhet miliarder me Portin e Durrësit, kurse shqiptarëve u thotë ‘nuk po vdes njeri për bukë’.

“Ata marrin sot një rrogë e cila po të krahasohet me inflacionin, me rritjen e çmimeve gjatë këtyre 9 viteve, ka fuqi blerëse minimumi 30% më pak se në 2013. Ata marrin sot një pension me të cilin blejnë sot 30% më pak se në 2013, prandaj dhe një arritje të madhe, historike dhe që ishte në vitin 2013 ne ishim njerëzit më të mirë të paguar në Ballkan. Ne kaluam për rroga dhe pensionet, të gjitha kombet e Ballkanit, përfshi edhe dy vende të BE-së, Rumaninë dhe Bullgarinë.
Gjatë këtyre 8 viteve ne u rrukullisëm përsëri të fundit, dhe sot jemi me paga 30-50 % poshtë Kosovës. Po pse, sepse çdo kryeministër, çdo qeveri ka synim të parë rritjen e mirëqenies së qytetarëve të vet. Pagesën, shpërblimin për qytetarët e vet, për pensionistët e vet. Dhe kjo është akti më i përgjegjshëm që mund të bëjë.
Kurse ky thotë, mirë e kanë kaq, nuk vuan kush për bukë këtu thotë, çfarë u duhet. Po për vete vrapon të bëhet miliarder. Merr portin e Durrësit, 5 miliardë euro vlera dhe e ndan me arabin Alabar, sepse thotë ai është miliarder edhe unë të bëhem miliarder si ai. Me pasuri të kujt? Me pasurinë tuaj. Mund të rreshtoj këtu dhjetëra e dhjetëra shembuj”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: