Ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli teksa nuk i kurseu kritikat për të djathtën, ai tha se ajo është kthyer në ‘Salia Demokratike’.
Ai tha në programin e drekës në News24 se merr vota kur do kryetari.
Politika ka nevojë për qëndrime. Në 2021 dola që ditën e parë. Ajo nuk quhet partia Demokratike, por Salia Demokratike. Ata e quajnë partinë e Berishës, atje te foltorja, nuk e quajnë Parti Demokratike. Ajo lëvizja e Salianjit duhet të jetë e mirë, nuk i paragjykoj, por po flas për çfarë është bërë sot. Ti sot merr vota kur lëshon pe balonash kryetari, apo merr drejtim kur do kryetari.”, tha ai.
