Kryeministri Edi Rama tha se lufta me koronavirusin është serioze dhe duhet vlerësuar si e tillë nga të gjithë.

Duke vlerësuar vendimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, për të shtyrë këstet e kredive, kreu i qeverisë theksoi se gjithçka është bërë me plan dhe kreditë nuk do të jenë më problem i këtij momenti.

“Sot Guvernatori ka shpjeguar se u mor një masë, për të cilën ne kishim diskutuar dhe kishim kërkuar bashkëpunimin e Bankës së Shqipërisë. Të gjitha këstet e bankave janë shtyrë dhe nuk janë problemi i këtij momenti. Kështu që, ju lutem merreni seriozisht, që të ketë grirje të kësteve dhe jo vetëm e kemi marrë seriozisht, por kjo ka ndodhur. Të gjitha janë bërë me plan, mos e harroni tërmetin.

Kur thoja të përcjellim ata që humbën jetën, pastaj të diskutojmë për të tjerët, ndërkohë që disa kërkonin faturën e tërmetit, kur ne ishim varrezë më varrezë duke nderuar njerëzit që ikën. Mos i dëgjoni këta njerëz fare, lërini në dëshpërimin e tyre. Të gjithë jemi të prekshëm, nuk ka sa lart je në hierarki, sa i pasur apo i varfër, me makinë apo në këmbë, jemi të gjithë përballë një armiku. Na godet si njerëz dhe kërkon të na marrë kë të mundet, nga ato që janë më të dobët mes nesh. Në këtë luftë, njerëzit duhet të jenë njerëz më shumë se kurrë, të bashkëpunojnë”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb