Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, bashkëshorti i viktimës, Hair Saliaj hodhi poshtë zërat se bashkëshortja e tij e ndjerë të ketë shitur hashash.

Në bisedën me moderatoren Evis Ahmeti, Hair Saliaj rrëfeu se ata merreshin me bujqësi, madje pak ditë para krimit makabër ata kishin shitur edhe bagëti, ndërsa shumën e parave të përfituara e kishin depozituar në bankë.

Flitet për pazare droge ?
Absolutisht, unë kam tre vite që nuk largohem nga shtëpia. Merreshim me punë bujqësie. Më 24-25 nëntor jam larguar, për në Greqi.

Të rinjtë kanë dashur para ..
Kisha shitur gjë të gjallë, një lopë e thera, shita edhe vica, rreth 4 mln lekë. i depozitova në bankë, nuk mbaja kurrë lekë në shtëpi.

Ishin në dijeni autorët ?
Po ishin në dijeni të gjithë, fshati është i vogël, të gjithë e marrin vesh shpejt. Në komedinë, ka gjetur edhe kartën e bankës, Drita ka pretenduar deri në momentin e fundit që paratë janë në bankë.

Të është thënë e vërteta që në fillim?
Detajet më të rëndësishme i mora vetëm kur erdha në shtëpi. Kurse që ishte e humbur e mora vesh, në fillim mendova ndonjë helmim ushqimi dhe ka vdekur brenda.

Telefonata e fundit ?
Me 5 janar, e kam marr në telefon pasdite si zakonisht, pasi ishim të lirë nga puna. I thash kam edhe dy javë punë të rri apo jo ? Rri më tha vetëm fol me çunat, ky ishte momenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb