Ndeshja e Valencias në La Liga kundër Real Oviedos të hënën është shtyrë për shkak të një alarmi për shi. Sfida e vlefshme për kampionatin spanjoll, e planifikuar të zhvillohet në “Mestalla”, do të luhet të martën në orën 21.00.
Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë të ditur gjithçka, nëpërmjet një njoftimi.
Vlen të theksojmë se të dielën, agjencia meteorologjike e Spanjës e vendosi rajonin lindor të Valencias në alarm të kuq për shira të rrëmbyeshëm.
Shkollat dhe kolegjet nuk ishin të hapura të hënën në qytetin e Valencias, ndërsa hapësirat e tjera publike u mbyllën.
