Autoritetet italiane ka arrestuar tre persona të dyshuar për trafikim të qenieve njerëzore incidentit të ndodhur të dielën, ku 64 emigrantë humbën jetën pas përmbytjes së një anijeje.

Tre personat e arrestuar ishin një shtetas turk dhe dy shtetas pakistanezë.

Policia deklaron se ata u kanë kërkuar secilit emigrant rreth 8,000 euro për udhëtimin.

Raportohet se shumica e emigrantëve në anije ishin nga Afganistani, Pakistani, Somalia, Siria, Iraku dhe Irani.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se numri përfundimtar i të vdekurve mund të arrijë deri në 100, ndërkohë që numri total i personave në bord mendohet të ketë qenë rreth 200.

Sipas grupeve të monitorimit, më shumë se 20,000 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur në det në Mesdheun qendror që nga viti 2014.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: