Kancelari gjerman Friedrich Merz akuzoi kryeministrin hungarez Viktor Orban për “pandershmëri të hapur” pasi ai refuzoi t’i nënshtrohej presionit të udhëheqësve evropianë dhe të hiqte veton e tij për një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën .

Tensionet midis Gjermanisë dhe Hungarisë u përshkallëzuan gjatë natës nga e enjtja në të premte, kur kancelari gjerman shprehu zhgënjimin e tij me një ton veçanërisht të ashpër për vendimin e kryeministrit hungarez për të mbajtur veton e tij në Bashkimin Evropian për miratimin e një kredie prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën.

“Ky është një akt i pandershmërisë së hapur në Bashkimin Evropian”, tha Merz, duke shtuar se kjo sjellje është e pashembullt në historinë e BE-së.

Kancelari gjerman shprehu bindjen e tij se qëndrimi i Orban do të lërë “gjurmë të thella” në marrëdhëniet brenda Bashkimit Evropian.

Vendimi i Viktor Orbán për të mos iu nënshtruar presionit nga homologët e tij nga vendet e tjera të BE-së për të miratuar kredinë për Ukrainën shkaktoi një reagim të fortë.

Udhëheqësit e 27 shteteve anëtare të BE-së kishin nënvizuar rëndësinë e mbështetjes ekonomike për Ukrainën në mes të krizës së luftës, dhe qëndrimi i Orbán erdhi në kontrast të fortë me vijën e përgjithshme politike të Bashkimit Evropian.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb