Humbja në “San Siro” praktikisht nxori Juven nga gara për titull, por në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” nuk dorëzohen, kampionati është ende i gjatë, mbase jo më për të luftuar për titull, por pa diskutim për të blinduar prezencën e tyre në Champions League. Në program, kalendari i rezervon sfidën me Udinesen, një ndeshje ku Allegri mund të mbështetet te Milik i cili rikthehet pas pezullimit për shkak të kartonit të kuq.

Vlahovic
Vlahovic

Në dyshim mbetet Dusan Vlahovic, me serbin i cili u stërvit në mënyrë të diferencuar pasi shqetësimeve muskulore që pati pas ndeshjes kundër Interit. I ndryshëm është diskutimi për Chiesa-n, me sulmuesin “azzurr” që u stërvit me pjesën tjetër të ekipit, ndjesitë janë që Chiesa do të jetë në fushë të hënën.

Chiesa Vlahovic
Chiesa Vlahovic

Dyshja Chiesa-Vlahovic janë dilema jo vetëm në fushë, por dhe jashtë sajë, pasi janë dy lojtarë që drejtuesit e Juves po punojnë prej kohësh për të gjetur një akord të ri, për të rinovuar kontratat aktuale. Chiesa ka një kontratë që i skadon në 2025, por pavarësisht se më shumë ka qëndruar i dëmtuar, sulmuesi kërkon një rritje të pagës për të rinovuar. Jo vetëm në aspektin ekonomik, Chiesa kërkon garanci edhe në aspektin sportiv, kërkon që të jetë në qendër të projektit, për këto arsye drejtuesit e Juve po hezitojnë.

Vlahovic
Vlahovic

Situata është më ndryshe kur bëhet fjalë për Vlahovic, serbi ka dhënë pëlqimin e tij për të vijuar bashkëpunimin, ky shihet si një sinjal pozitiv për të vijuar negociatat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb