Kreu i PD Sali Berisha ka komentuar daljen e djeshme publike të Belinda Ballukut, gjatë ceremonisë së prezantimit të Enea Karakaçit në krye të ministrisë që ajo drejtonte.
“Del ajo, është bërë figurë e zezë në të gjithë botën, nuk ka ngel kancelari në botë që nuk ka emrin e saj. Dilte dje serbes e bënte ndarjen si heroinë e tyre. Natyrisht mes hajdutëve kush vjedh më shumë është hero. Ndaj ato e duartrokisnin”, tha Berisha.
