Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, e rrethuar nga miq, kolegë gazetarë dhe figura të njohura të jetës publike e politike, gazetarja Mira Kazhani promovoi të premten librin e saj “Një ditë tjetër”.

Në promovim merrte pjesë dhe botuesi i librit të Mira Kazhanit, Enver Robelli.

Libri “Një jetë tjetër” sjell një rrëfim të ndjerë dhe personal për atë që autorja e quan “dimrin” më të vështirë të jetës, betejën e saj me një sëmundje të rëndë, tumorin në gji.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nëpërmjet faqeve të këtij botimi, Kazhani ndan ndjesitë, frikën, shpresën dhe forcën që e shoqëruan në këtë rrugëtim sfidues.

Zgjedhja për ta promovuar librin pikërisht në muajin tetor, muaji ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit te gratë, nuk ishte rastësore.

Në fjalën e saj, Mira bëri apel për më shumë kujdes ndaj shëndetit, veçanërisht tek gratë dhe vajzat, duke theksuar rëndësinë e kontrollit dhe parandalimit të kancerit.

“Ky libër nuk është vetëm për ata që kanë kaluar atë që kam kaluar unë. Është për këdo që përballet me sfidat e jetës, me dhimbjen, me frikën, por edhe me forcën për ta rifilluar nga e para”, u shpreh autorja.

Mira falënderoi familjen për mbështetjen e madhe, mjekët që e trajtuan dhe e shëruan, miqtë që i qëndruan pranë, si dhe botuesit që i dhanë jetë librit të saj.

Me shumë emocion, ajo ndau mirënjohjen për çdo mbështetje dhe fjalë inkurajuese që ka marrë gjatë gjithë kësaj periudhe.

Takimi u mbyll me nga një gotë verë, përqafime dhe fotografi.

“Një ditë tjetër”, një Mira tjetër. Dhimbja që lindi një shkrimtare

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb