TIRANE

Loredana dhe Mozzik janë rikthyer, të jenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Reperja ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re dhe Mozzik tregoi mbështetjen e tij publikisht. Ai ndau videon e saj në Instagram duke shkruar “Nëna e Hanës”. Postimi u rishpërnda edhe nga Loredana e cila nuk shkroi asgjë.

Teksa fansat kanë shumë pyetje për këtë çift, Mozzik i ka ngacmuar sërish. Ai ka publikuar tani një foto të vajzës së tij, Hana, me të cilën ndodhet në studio. Në foton në fjalë Hana mban në duar pllakën e YouTube të albumit të Mozzik dhe Loredanës, ‘No rich parents’.

Çifti solli albumin e përbashkët në 2021, para se të ndaheshin. Veprimi i Mozzik sigurisht ka marrë vëmendje në rrjet: A është ky një mesazh?

Çifti i dha fund lidhjes pas ribashkimit dy vite më parë. Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj. Reperja zbuloi verën e kaluar se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik dhe se është motra e saj që komunikon me të për të bijën.

Mirëpo, muaj më parë në ditëlindjen e Hanës dyshja u shfaq krah njëri-tjetrit duke treguar se mund të bëhen bashkë e të lënë pas çdo gjë për vajzën e tyre.

  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: