Në rubrikën e historive njerëzore në News24, ka mbërritur një rrëfim i sinqertë nga një 28-vjeçar, i cili ndan vitet e errëta të jetës së tij. Stivi ka qenë një ndër ata që e shihnin shpresën si diçka të largët dhe mundësinë për të dalë nga errësira si shumë të pakët. Ai ka pasur varësi të theksuar nga alkooli dhe kokaina. Këta dy faktorë e çuan atë të humbiste gjithçka: familjen, shoqërinë dhe madje edhe biznesin që ai vetë kishte krijuar.

Kur e morët vendimin për të kërkuar ndihmë?
Në momentin që preka fundin, vendosa të kërkoj ndihmë. Nuk po njihja më veten, isha tjetërsuar dhe kisha humbur gjithçka që kisha fituar deri më tani, madje edhe biznesin që e ndërtova me shumë pasion.
Cili ka qenë faktori më i fortë që ju udhëzoi të largoheshit nga varësia kundrejt ‘kokainës dhe alkoolit’?

Besimi në Zot më bëri të pyes veten për pyetje tepër ekzistenciale, të cilat lidheshin drejtpërdrejt me mua si qenie. Krijimi im, misioni im, ardhja ime në këtë jetë – të gjitha këto ishin faktorë që më ndihmuan të besoj më tepër dhe të rigjej veten time.

Të merrte malli për veten, për tjetërsimin që kishe pësuar?
Po, unë isha tjetërsuar dhe nuk po njihja më veten time. Mendoja se si të tjerët më shohin mua. Arrita në një pikë ku askush nuk më ndihmonte, trajtimi klinik, detoksi dhe çdo gjë tjetër nuk po funksiononte në organizmin tim. Mundësia e vetme ishte të gjeja besimin tek vetja dhe të nisja një rrugëtim që do të më ndihmonte të dilja nga kjo humnerë e thellë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: