Gazetari Aulon Kalaja shprehu qëndrimin e tij lidhur me çështjen e ish-zv.kryeministres Belinda Ballukut. Ai u shpreh se nëse do të ketë një prishje të marrëveshjes mes Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama atëherë sipas tij, ish-zv.kryeministrja do të arratiset.

Gjithashtu theksoi se nëse prishet marrëveshja mes tyre, vende partnere mund të nxjerrin video që sipas tij i prekin drejtpërdrejt.

“Në momentin që do të lëvizin gjërat Belinda Balluku do arratiset. Ajo ka pasur një skenar për arratiset. Në 26 shkurt u bë një marrëveshje e re mes Ramës dhe Ballukut është publike sepse u ndryshuan ministrat. Në momentin që do të ndryshojë diçka zonja do ketë fatin e Arben Ahmetaj. Unë besoj që Greqia do te jetë shteti që largohet”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb