Është zgjedhur drejtoresha e re e Operas dhe Baletit.

Burime për gazetaren Fatmira Nikolli bënë me dije se drejtoresha e re e zgjedhur është Abigeila Voshtina.

Voshtina u zgjodh mes shtatë kandidaturave nga një komision i ngritur nga Ministria e Kulturës, ku kishte specialistë shqiptarë dhe të huaj.

Voshtina ka propozuar në platformën e saj një kalendar dy-vjeçar dhe bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës.

Si violiniste ajo ka performuar në skena ndërkombëtare.

Voshtina ka qenë për 8 vite drejtoreshë Artistike e teatrit të Operas, duke bashkëpunuar ngushtë me ish-drejtorin Ilir Kerni dhe me drejtoreshën që pason në detyrë, Zana Çela.

Kjo e fundit nuk rizgjidhet për një mandat tjetër, pas 6 vitesh në detyrë, kohë që përkoi me rikonstruksionin e godinës dhe me një teatër pa sallë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb