Tom Cruise dhe Ana de Armas u panë përsëri së bashku në një fluturim me helikopter, këtë herë një ditë para ditëlindjes së 37-të të aktores. Pamjet janë regjistruar në Londër, me aktorin 62-vjeçar që e piloton vetë helikopterin.

Të dy bënë një paraqitje të përbashkët në Soho të Londrës disa muaj më parë, gjë që ngjalli thashetheme se ata ishin çift, dhe u panë përsëri së bashku, ndërsa mbërritën në aeroportin e  Londrës më 14 mars.  Aktorja u fotografua e veshur me një bluzë me kapuç dhe pantallona të shkurtra, ndërsa mbante në krahë një nga dy qentë e saj.

 640 0 1746087301xdhzst0hj 830

Fotot e publikuara fillimisht nga mediat amerikane përfshijnë pamje të Cruise me bashkëpilotin e tij gjatë uljes.  Prania e dy aktorëve në të njëjtin helikopter ndezi përsëri thashethemet për një lidhje, megjithëse nuk ka konfirmim nëse mes tyre ka diçka më shumë sesa miqësi dhe vlerësim.

“Nuk kishte asgjë romantike, ata thjesht dukeshin si miq”, kishte thënë i njëjti person.

Ndërkohë aktori po përgatitet për premierën e “Mission: Impossible – The Final Reckoning “, filmi i tetë i serisë së suksesshme, i cili pritet të dalë në kinema më 23 maj.

( BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb