Donald Trump do të udhëtojë në Kinë nga 31 marsi deri më 2 prill njoftoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Ky takim i shumëpritur vjen mes tensioneve midis ekonomive më të mëdha në botë. Në takim do të shqyrtohet nëse do të  ketë zgjatje të armëpushimit tregtar.

“Kjo do të jetë një vizitë e guximshme. Ne duhet të japim shfaqjen më të madhe që keni parë ndonjëherë në historinë e Kinës”, tha Trump teksa komentoi udhëtimin në Kinë.

Kujtojmë se takimi i tetorit anashkaloi kryesisht çështjen delikate të Tajvanit , Xi ngriti çështjen e shitjeve të armëve nga SHBA-ja në ishull në shkurt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: