Këtë të premte emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” u transmetua në televizionin News24 me një tjetër format. E gjithë studio zbriti në terren. Elvis Naçi tregon se temperaturat e larta të ditëve të fundit nuk e kanë “penguar” të zbresi në terren për të qenë më pranë familjeve në nevojë dhe sigurisht personazheve të emisionit, të cilët kthehen menjëherë në miq të tij. “Po lodhje ka, vapë e madhe është por njerëzit presin, ata kanë halle kanë problematika.

Sot do të jemi në terren bashkë me Fatmën kemi ardhur sot tek një familje e cila ka qenë e pashpresë, jetojnë shumë shumë larg, ato nuk kanë menduar ndonjëherë se dikush do u gjendet atje. Shumica e banorëve janë larguar nga ai fshat, por gjithsesi emisioni ynë është kudo, jo vetëm në Shqipëri por ne Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Preshevë, kudo që në identifikojmë hallet që kanë shqiptarët, nuk ka rendësi ku ndodhet ai në trojet shqiptare. E rëndësishme është që ne mundohemi të jemi pranë tyre pastaj bashkë me shqiptarët, mundohemi dhe tua zgjidhim hallin.

Jo çdo hall ne e zgjidhim, por e vërteta është se mundohemi maksimalisht të me mundësitë njerëzore që ne kemi. Ka qenë një rast shumë i vështirë rasti i Jonidës, është dhe jetime dhe bashkë me motrën e saj, dhe nënë Dallandyshja me gjithë ato halle, gjithsesi sot ka një element shprese, kjo familje na ka prekur të gjithëve me historinë e tyre, ka mbetur në mendjen tonë, ishin në hall të madh”,-tha Elvis Naci gjatë bisedës me Fatmën.

“Vetë historia e kësaj familje do ta tregojë shumë, ne jemi këtu për Jonidën, e cila është rritur jetime bashkë me motrën e saj të vogël dhe me nënën e saj. Ato që të vogla kanë mbetur pa mbështetjen e babait, i ati i tyre ka ndërruar jetë tragjikisht, është përleshur me ariun, që është një histori e paimagjinueshme.

Historia e trishtë Jonidës
Lotët e kësaj nëne nuk kanë pushuar prej 30 vitesh. Ajo jeton në një fshat të thellë të Dibres, në fshatin Trebisht në afërsi me kufirin me Maqedoninë e Veriut. Shumë shtëpi janë braktisur, banorët janë larguar pasi këtu nuk ka asnjë dhe ky është vetëm fillimi i historisë. 30 vite më parë bashkëshorti i Dallëndyshes, Eqeremi, u përlesh me një ari dhe nuk mundi të mbijetoi duke lënë pas dy vajza të vogla, dhe që atë ditë filluan vuajtjet për familjen Emini dhe që atë ditë filluan vuajtjet për familjen “Ai ndiq e dëmtoi arusha, nuk dija ku të shkoja isha me dy goca, më la me dy mijë lekë vetëm, çfarë të bëja, shkoja në mal, i lija në djep, një ditë ishin dëmtuar. I lutem shqiptarëve të më ndihmojnë, ta shikoj vajzën siç ishte” thotë e ëma e Jonidës. Mes vuajtjesh e sakrificash, duke mbledhur hithra apo lule ne mal, Dallëndyshja arriti t’i rrisë vajzat, por para 10 vjetësh, vajza e madhe Jonida u diagnostikua me sëmundjen e skoliozës.

“Natën nuk më zë gjumi, më dhemb trupi, kam rënë nga shkallët kam thyer edhe dorën, nuk kam qenë kurrë e lumtur në jetë, i lutem Zotit të më shërojë ose të ma marri shpirtin. Ka më keq se të lodhesh nga vetja. I lutem Elvis Naçit të më ndihmojë nuk duroj dot më ” thotë Jonida.“Jam motra e Jonidës, kemi vuajtur, duam motrën të shërohet, ajo qan i dridhet trupi, një motër kam dua që të jetë si shoqet e tjera. Baba nuk kemi, vëlla nuk kemi, po vuajmë shumë, nuk e di a ka jetuar ndonjë si ne, nuk kemi pasur asnjë kusht, në mal shkojmë për të mbledhur lule, nuk jemi gëzuar kurrë, edhe mami çfarë të bënte më për ne, ajo është e stresuar. Kur vinte Bajrami ne nuk kishim asnjë që na vinte, as gëzonim, vetëm prisnim, asnjë nuk na vinte, këtu nuk kemi njeri, edhe xhaxhai vdiq në aksident, asnjë nuk kemi. 30 vjet ja kështu jetojmë në këtë gjendje.

Shpresë për Jonidën!
Elvis dhe Fatma Naçi e kanë ndihmuar Jondiën duke e sjellë tek spitali Continental “Sot jemi në spital, edhe pse temperaturat janë shumë të larta, sot kemi ardhur për një gëzim, jemi këtu

“Ishte një letër drithëruese, Jondia është rritur jetime, babai i kishte vdekur në një mënyrë të llahtarshme ishte përleshur me ariun, Jonida ka gjetur forcë dhe na shkruajti edhe në errësirën e natës, na nisi një letër shpirtërore kishte derdhur lot në atë letër, nuk kishte as telefon, as televizor, shtëpia e saj e rrënuar, vajza ishte sëmurë, kishte dëgjuar që tek emisioni ynë janë ndihmuar shumë fëmijë me skoliozë. Rastet janë të shumta dhe jo çdo rast mund të arritje tek ne, ajo letër arriti, emocionet ne i shpërndarë. Ne kemi ardhur sot për të vizituar Jondiën, kemi parë që skolioza është përhapur shumë, Jonida gjeti përkrahjen e shqiptarëve”, tha Elvis Naçi.

“Mirë që erdhi kjo ditë, operacioni është pak i vështirë, i falenderoj mjekët që e morën përsipër vajzën ata do ta shërojnë. Falenderoj shumë të gjithë ata që kontribuan që vajza të shërohet”, thotë e ëma e Jonidës Dallandyshja.

“Frikë kam pak, por jam e lumtur që edhe për mua erdhi zgjidhja, e falënderoj Elvis Naçin, shqiptarët kudo që janë që ma dhanë këtë mundësi, ka 10 vite që bredhim nëpër spitale”,-u shpreh Jonida e emocionuar.

“Pacientja jonë është në moshë të re, ka një gungë të madhe në shpinë dhe për shkak të kësaj ajo përkulet përpara, ne kemi qëllim të instrumentojmë shpinën e saj që ajo të jetë drejtë dhe për shkak të pozicionit ajo do duket si një grua e re, kjo është kifozë, me këtë masë nuk i operojmë dhe kjo ka nevojë të korrigjohet, tek femrat shkakton rënien e gjoksit dha daljen e barkut, do parandalohet duke prerë kockën dhe e korrigjojmë atë pozicion të saj”, -tha mjeku specialist i cili do të kryejë ndërhyrjen.

“Jam e lumtur që erdhi kjo ditë operacioni doli me sukses”, -tha e ëma e saj.

Pas ndërhyrjes që Jondia bëri, Elvis dhe Fatma Naçi i kanë bërë një suprizë Jonidës në spital duke i sjellë shoqe, në një ditë shumë speciale pasi ishte ditëlindja e saj, vajza festoi 33 vjetorin.

“Letra jotë me preku shumë, por tani ti je si gjithë moshataret e tua” i tha Fatma Jonidës.

“Jondia, e dinim se sot e kishe ditëlindjen sot. Të kemi sjellë vajzat e fondacionit për të takuar dhe tortën e ditëlindjes”, i tha Elvisi Jonidës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb