Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, bëri të martën thirrje që armiqve të kombit t’u hiqet “siguria” e tyre, në fjalimin e tij të parë që pas marrjes së detyrës, edhe pse nuk doli publikisht vetë.

Deklarata u lëshua në emër të tij nga Presidentin Masud Peskov, pas vrasjes së Ministrit të Inteligjencës, Esmail Khatib, nga Izraeli.

Mojtaba Khamenei pasoi të atin, Ajatollah Ali Khamenei, 86-vjeçar, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në ditën e parë të luftës më 28 shkurt. Që nga marrja e detyrës, Khamenei nuk është parë publikisht, duke nxitur spekulime për shëndetin dhe vendndodhjen e tij. Media shtetërore iraniane publikoi një video të klerikut 56-vjeçar duke dhënë mësime fetare një grupi studentësh, video që besohet të jetë e para që tregon Mojtaba Khamenein pas marrjes së detyrës. Transmetimi nga IRIB nuk dha detaje mbi kohën e xhirimit, duke ngjallur dyshime se mund të jetë një klip arkivor. Në video, Khamenei duket duke iu drejtuar studentëve në arabisht.

Raportime të ndryshme mediatike sugjerojnë se Khamenei mund të jetë plagosur gjatë sulmeve që vranë edhe gruan dhe fëmijën e tij, madje disa media amerikane e përshkruajnë situatën e tij si të rëndë, madje të mundshme në koma. Sipas disa raporteve, ai mund të ketë qëndruar në Moskë për trajtim.

Pavarësisht mungesës në publik, në emër të Khameneit u bënë thirrje për unitet kombëtar dhe paralajmërime për hakmarrje ndaj vrasësve të figurave të sigurisë, përfshirë Ali Larijanin, i cili vdiq në një bastisje izraelite. Në një mesazh të postuar në Telegram gjatë funeralit të Larijani, Khamenei deklaroi: “Çdo pikë gjaku e derdhur ka një çmim dhe vrasësit kriminelë të këtyre martirëve së shpejti do të duhet ta paguajnë atë.”. Ai gjithashtu theksoi se arteria jetësore e Ngushticës së Hormuzit do të mbetet e mbyllur për të ushtruar presion mbi armiqtë e Iranit, duke treguar që vendi është i vendosur të reagojë ndaj sulmeve kundër udhëheqjes së tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb