”Ndërhyrje kirurgjikale dhe operacion shumë i suksesshëm”, kështu e vlerësoi ish-deputeti I PS Denis Deliu operacionin e SHBA në Venezuelë që pasoi me arrestimin e Maduros.
Gjatë intervistës në “Studio24” në News24, ai tha se ky operacioni ishte edhe një mesazh se kushdo që është në rrugë të gabuar dhe nuk I bën mirë llogaritë përfundon I arrestuar.
Ky operacion do hyjë në librat e historisë, sepse ishte i pashembullt për mënyrën se si u bë dhe shkalla e tij. Maduros iu dhanë disa opsione dhe mundësi, por ai jo refuzoi por arriti edhe të kërcënojë e të kundërshtojë. Ky operacion tregoi fuqinë e SHBA-ve, ishte operacion i mrekullueshëm. Ndërhyrje kirurgjikale dhe operacion shumë i suksesshëm. Jep mesazhin se nëse je në rrugë të gabuar dhe s’i bën mirë llogaritë do përfundosh i arrestuar. SHBA-të e kishin person të hetuar dhe në kërkim për trafikimin e lëndëve narkotike, kurse faktori ndërkombëtar nuk ia njihte zgjedhjet. Droga po rrezikon edhe brezin e ri në Amerikë ndaj është ndryshuar strategjia duke nisur sulmin me luftë ndaj drogës dhe organizatave kriminale. Por ishte edhe një mesazh ndaj njerëzve autokratë”, tha ai.
