Vila e ish-diktatori Enver Hoxha është përfshirë nga flakët pas molotovëve dhe fishekzjarreve të hedhura nga protestuesit.
Pasi protesta kishte rënë pak “në qetësi”, duket se vila e ish diktatorit është zgjedhur si simbolikë, kjo pasi në deklaratat e tij kreu i PD Sali Berisha, shpesh e ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me një diktator dhe mazhorancën me një regjim diktatorial.
Ajo që vihet re është se në zonë nuk kishte prezencë policie.
