Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka që aktivizohet me Kombëtaren e Zvicrës dhe njëherësh me Arsenalin ka uruar për datëlindjen gjyshen e tij, të cilën nuk kursen ta quajë edhe “mbretëreshë”.
Mesfushori ka uruar atë në gjuhën shqipe, duke përçuar mesazhin se di të ruajë identitetin e të parëve të tij. Mes tjerash, Xhaka në rrjetin social “Instagram” ka postuar një foto me të shtrenjtën e tij, ndërsa shpreson ta ketë bërë krenare.
“Urime ditëlindja gjyshja më e mira në botë, uroj ta kesh shëndetin dhe të jesh e lumtur. Besoj që të kemi bërë të ndihesh krenare me ne. U bëfsh 100 vjeç, mbretëresha jonë”, shkruan ai.
(n.m/BalkanWeb)