Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ e ka cilësuar ndeshjen e djeshme me Rumaninë, ku Shqipëria fitoi 1-0 një takim të paharrueshëm.
Në mesazhin e tij mesfushori kosovar tha se nuk ka rëndësi nëse kualifikohemi në çerekfinale, pasi emocionet ishin më të mëdha.
“Fituam shumee!
Dhamë shpirtin në tre ndeshje të paharrushme për të gjithë. Bëmë më të mirën tonë dhe jemi të bindur për këtë. Nuk jemi kualifikuar ende? Nuk ka asnjë problem, ju fituam ju. I treguam botës që jemi vend i vogël, por me shpirt e zemër të madhe. I treguam botës që jemi autoktonë. I treguam botës që kemi kulturë. I treguam botës që jemi Krenar që jemi Shqiptar! Ja përse duhet të qëndrojmë në Francë.
Askush të mos e ndjejë veten të humbur sido të përfundojë. Shqipëria fitoi shumë, neve ju fituam dhe shijuam ju, dhe ju emocionet e jashtëzakonshme! Shumë prej jush kanë derdhur lot dhimbje dhe gëzimi dhe për këtë jemi mirënjohës. Ju falënderojmë dhe ju jemi borxhlinj, por të jeni të sigurt që rrugëtimi ?⚫ nëpër kompeticionet Europiane sapo ka nisur…
Krenar për djemtë, krenar për ju, krenar për kombin!!!
#oSaMirëMeQenëShqiptar #TKZ #ShqipëriEMadhe #Kuqezi”, -citohet në mesazhin e Mavrajt.
(ed.me/BalkanWeb)
