Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i dërgoi sonte një mesazh popullit iranian se ata kanë mundësinë të përmbysin regjimin në një postim në platformën X.
Duke iu drejtuar popullit të Iranit, Netanyahu tha se “ju kërkuat ndihmë dhe ndihma ka ardhur”, duke shtuar se SHBA-të dhe Izraeli janë “aleati i tyre më i mirë”. “Kur të vijë koha e duhur, dhe ajo kohë po afron me shpejtësi, ne do t’jua dorëzojmë stafetën. Jini të gatshëm ta shfrytëzoni momentin!”
“Popull i Iranit, ne po zhvillojmë një luftë historike për liri. Ky është një mundësi unike për ju që të rrëzoni regjimin e Ajatollahëve dhe të fitoni lirinë tuaj. Së bashku me Shtetet e Bashkuara, ne po i godasim tiranët e Teheranit më fort se kurrë. Ajatollahët nuk janë më, dhe unë e di që ju nuk doni që ai të zëvendësohet nga një tiran tjetër. Prandaj, ju duhet të veproni. Ne po krijojmë kushtet që ju ta bëni këtë.
Ne kemi goditur objektiva të panumërta të regjimit. Ne kemi neutralizuar mijëra banditë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe qindra nga raketat e tyre. Ne po përqendrohemi në objektivat e regjimit dhe po bëjmë çmos që të mos dëmtojmë popullin e Iranit. Ne jemi aleati juaj. Aleati juaj më i mirë.
Ne e respektojmë plotësisht sovranitetin tuaj, kulturën tuaj dhe trashëgiminë tuaj. Ju kërkuat ndihmë, dhe ndihma ka ardhur. Ne do të vazhdojmë të godasim me forcë në rritje kundër tiranëve që ju kanë terrorizuar për dekada. Ajatollahët dhe pasuesit e tyre kanë ikur – por këta frikacakë nuk kanë ku të fshihen. Në ditët në vijim, ne do të krijojmë kushtet që ju të kapni fatin tuaj. Ëndrrat tuaja do të bëhen realitet. “Kur të vijë koha e duhur, dhe ajo kohë po afron me shpejtësi, ne…” do t’jua dorëzojë stafetën. Jini gati ta shfrytëzoni momentin!”, tha ai në mënyrë karakteristike.
