Në emër të “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, Ekrem Spahiu, ka dënuar ashpër terrorin e ushtruar sot nga Policia e Shtetit mbi disa media shqiptare pjesë e Fokus Media Group: TV Neës 24, Balkanëeb, Gazeta Panorama, TV Panorama, Gazeta Panorama Sport dhe Radio RASH.
Reagimi i Ekrem Spahiut
“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” dënon ashpër terrorin e ushtruar sot, më 9 gusht 2025 nga Policia e Shtetit mbi disa media shqiptare pjesë e Fokus Media Group: TV News 24, Balkanweb, Gazeta Panorama, TV Panorama, Gazeta Panorama Sport dhe Radio RASH.
Mbipushteti i Rames në zgjedhjet e 11 majit, sigurisht që do të prodhonte pasoja të rënda për demokracinë. Rënia e lirive dhe e të drejtave themelore është vetëm çështje kohe.
Mesazhi i Qeverisë sot, është kërcënim i hapur për të mbytur çdo zë kritik, një akt politik i paramenduar për të ushtruar frikë te gazetarët, opinionistët dhe qytetarët.
“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” u bën thirrje të gjithë aktorëve opozitar, shoqërisë civile, mediave, organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare që të bashkohemi për të reaguar fuqishëm, duke dënuar këtë akt shumë të rëndë për demokracinë.
(BalkanWeb)
