Zbulohet misteri i tatuazhit të ri të futbollistit Ibrahimovic. Sulmuesi suedez i PSG pasi ka shënuar ndaj Caen i ka treguar gjithë botës trupin e tij të mbushur me tatuazhe. Jo vetëm emri “Abdullah” por 500 emra ka shkruajtur ai në trupin e tij, emra njerëzish që vuajnë për bukën e gojës.

Shpjegimin për tatuazhin e ka dhënë vetë futbollisti, gjatë një konference prezantimi të fushatës në mbështetje të “Programit të Ushqimit Botëror”

“Sa herë që do dëgjoni zërin tim, do mendoni për ta. Nuk ka fatkeqësi më të madhe në botë se sa uria, flitet për 805 milionë persona që vuajnë urinë. Nëse do mundja do i vija të gjithë emrat e tyre. Por fatkeqësisht nuk jam aq i madh.”, ka deklaruar Ibra.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: