Pasi e ndoqi ndeshjen kundër Polonisë nga tribunat, Teun Koopmeiners është gati të kthehet në fushë për Holandën. Mesfushori i Juventusit është përfshirë në skuadrën holandeze për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Lituanisë nga trajneri Ronald Koeman, e cila do të luhet sonte në orën 18:00, sfidë kjo që do luhet në vendin baltik.
Edhe pse Koopmeiners mund ta nisë ndeshjen në stol, futbollisti me gjasë do luajë në pjesën e dytë.
Për Koopmeiners, i cili pati një sezon pozitiv me Juventusin, ky rikthim është gjithashtu i rëndësishëm për ekipin kombëtar, pasi ai synon të udhëheqë ekipin drejt Botërorit.
