Vera pritet të sjellë shumë ndryshime te Chelsea. Disa lojtarë do të largohen nga Londra, ndërsa disa të tjerë do afrohen në Stamford Bridge.
Një prej futbollsitëve që duket se do të bëjë gati valixhet në fund të edicionit është Mateo Kovacic. Mesfushori kroat ka kontratë edhe një vit, por me gjasë nuk do e respektojë.
Sipas The Guardian, 3 janë skuadrat e interesuara për lojtarin. Dy klubet e Manchesterit, City dhe United do të garojnë për të fituar shërbimet e Kovacic, ndërsa për t’i prishur punë atyre mendon Bayern Munchen.
(BalkanWeb)
