Marcelo Brozovic ka hedhur pas shpine dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje me Interin. Kroati është bashkuar me pjesën tjetër të ekipit dhe me shumë mundësi do jetë titullar në ndeshjen e ardhshme të kampionatit, ndaj Juventusit, e programuar të luhet në orën 20:45. Ky është një lajm i mirë për trajnerin Inzaghi, i cili mund të ketë në dispozicion një nga më të mirët.
29 vjeçari ka qenë mungesë e rëndësishme e ekipit në 2 takimet e kaluara, ndaj Fiorentinës dhe Torinos. Mos-prezenca e tij dha efektin e vet në fushë, me kampionët e Italisë që morën vetëm 2 pikë.Në këtë sezon futbollistik, Brozo ka dhënë një kontribut të ccmuar për ekipin. Ai është impenjuar në 26 sfida.

Ka lajme të mira edhe për Stefan De Vrij. Mbrojtësi me shumë mundësi do jetë pjesë e ekipit për takimin me Juventusin, por nuk do e nisë nga minuta e parë. Inter renditet në vendin e 3-të me 60 pikë dhe synon që të fitojë titullin kampion.
(BalkanWeb)
