Të reja të rëndësishme për Ylber Ramadanin. Mesfushori i kombëtares do të vazhdojë bashkëpunimin me Leccen.
Sipas asaj që shkruan gazetari Nicolo Schira, Lecce ka vendosur të aktivizojë opsionin për rinovimin e kontratës edhe për një sezon tjetër. 29-vjeçari është aktivizuar në 19 ndeshje në këtë sezon, me paraqitjet që kanë qënë të nivelit mesatar. Zyrtarizimi i marrëveshjes së re pritet në ditët në vijim.
🚨 Excl. – #Lecce have triggered the option to extend Yilber #Ramadani will extend his contract with giallorossi until 2027. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) January 18, 2026
