Ivan Rakitic thotë mjaft. Mesfushori i ka dhënë fund karrierës futbollistike në moshën 37 vjeçare.

Rakitic është aktivizuar për skuadra të ndryshme si Schalke, Sevilla, Barcelona dhe Hajduk Split.

Trajneri i Hajdukut të Splitit, Gonzalo Garcia, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka njoftuar se lojtari do lë futbollin e luajtur.

“Rakitic po e përfundon karrierën e tij. Ai është jashtëzakonisht i zgjuar, ka një ndjesi të shkëlqyer për lojën dhe e kupton futbollin. E pranoj, ai është një nga arsyet kryesore pse pranova ofertën e Hajdukut. Megjithatë, kalimi nga këpucët e futbollit në një kostum nuk është kurrë i lehtë”, ka thënë Garcia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb